Revista satirike franceze “Charlie Hebdo” ka goditur përsëri Italinë me një kopertinë shokuese të imazhit të urës Morandi, shembur në 14 gusht në Gjenova, ku gjetën vdekjen 43 persona mes të cilëve dhe dy të rinj shqiptarë.
Në një sfond të verdhë shfaqet karikatura e urës së shembur mes të cilës një makinë e shkatërruar nga gërmadhat me titullin
“Ndërtuar nga italianët,… e pastruar nga emigrantët”.
Ndaj saj ka reaguar zëvendës/ministri italian i transportit Ediardo Rixi.
“Revista franceze Charlie Hebdo është e paturpshme dhe kapërcen çdo limit të shijes së keqe. E kjo është satirë? Për mua ka vetëm një fjalë; shpifësirë”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Nuk është hera e parë që Italia është vënë nën shënjestrën e satirës së revistës franceze.
Dy vite më parë në kopertinën e saj u shfaq karikatura e tërmetit që shkaktoi mbi 300 viktima në Italinë Qëndrore apo tragjedia e ortekut të borës që goditi një hotel në Rigopiano e ku gjetën vdekjen dhjetëra persona.