Shembet ura, nëna dhe fëmija mbyten në lum

Prishtinë | 19 Gus 2017 | 14:32 | Nga

Një nënë dhe fëmija i saj janë mbytur në lum, pasi ura në të cilën po kalonin u shemb si pasojë e ujërave të rrëmbyeshëm.

Gruaja, burri dhe fëmija i tyre po kalonin urën dhe në moment ajo shembet.

Nëna bashkë më fëmijën bien në lumë ndërsa burri shpëton pas e kapin njerëzit që ndodheshin në anë tjetër të urës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Ararias në Indi dhe konkretisht në rrjedhën e lumit Kosi.

Shumë fshatarë ishin larguar nga fshati i tyre për në vende më të sigurta pasi reshjet e shumta të shiut i kishin përmbytur shtëpitë.

Më shumë se 16 milion njerëz janë prekur nga përmbytjet e fundit në Azinë Jugor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme