Shembja e Teatrit, Basha: Ky krim s’mund të hetohet me këtë qeveri në krye

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Pas një takimi të zhvilluar paraditen e së martës me ambasadorët e BE-së në Shqipëri, kreu i PD-së Lulzim Basha u pyet edhe për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Bashës theksoi se kjo çështje nuk mund të hetohet aktualisht, pasi ai thotë se kryeministri Edi Rama është fajtori.

“Hetimi dhe vënia përpara përgjegjësisë e atyre që bënë këtë krim makabër, jo vetëm teatrit, por edhe kundër medias, qytetarëve të pafajshëm, hetimi është i patjetërsueshëm dhe një zotim i imi, i cili do të bëhet realitet vetëm atëherë kur vendi të ketë një qeveri që nuk kontrollon prokurorinë. Për hetimin ndërkombëtar të Presidentit nuk kam një kundërshtim, do të sillte besueshmëri. Me këtë qeveri, ky krim nuk mund të hetohet pasi fajtorët janë qeveria dhe kryeministri”, tha Basha.

Basha konfirmoi se opozita do të jetë në mbështetje edhe të protestës së të mërkurës që pritet të mbahet nga Aleanca për Teatrin./A2 CNN

Të ngjashme