Një person ka mbetur i plagosur paraditen e së dielës në Shëngjin, pasi është qëlluar me armë zjarri pranë një qendre votimi.
Lajmi është komunikuar nga kandidati i LSI-së për Lezhën, Viktor Tusha, i cili ka thënë se ka patur një konflikt të armatosur, por pa dhënë detaje.
Ndërkohë, i kontaktuar nga Top Channel drejtori i policisë së qarkut ka deklaruar se nuk është në posedim të një informacioni të tillë.
Megjithatë, uniformat blu kanë rrethuar zonën dhe pritet që më vonë të dalin me një informacion zyrtar. Personi që përflitet se është plagosur është identifikuar si shtetasi Florian T, shkruan Top Channel.