Shenja të Alzheimerit te pacientët me Covid që kanë simptoma neurologjike

Prishtinë | 30 Kor 2021 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Sipas një studimi të hershëm, Covid-19 mund ta përshpejtojë shfaqjen e sëmundjes së Alzheimerit te pacientët me Covid-19 që kanë pasoja si turbullimi i mendjes apo humbja e aftësisë për dallimin e shijeve dhe aromave.

Ndërkohë një studim tjetër ka treguar se pacientët me koronavirus janë më të rrezikuar nga problemet me kujtesën afatgjatë dhe të menduarit, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Në rastin e parë, shkencëtarët gjetën nivele më të larta të shenjave të sëmundjes së Alzheimerit, që shkakton demencë, në gjakun e personave që kanë pasur ndërlikime neurologjike pas infektimit me koronavirus.

“Këto të dhëna të reja çojnë te trendet shqetësuese, që tregojnë se infektimi me koronavirus sjell dëmtim të gjatë kognitiv dhe madje edhe simptoma të Alzheimerit”, tha Heather Snyder, nënrkyetare për marrëdhënie mjekësore dhe shkencore në Shoqatën për Alezhimer.

Si pjesë e studimit, shkencëtarët në ShBA morën mostra gjaku nga 310 persona në Nju Jork, të cilët ishin shtrirë në spital me Covid-19.

Treguesit në gjak që lidhen me Alzheimerin ishin të lidhur fuqishëm me praninë e simptomave neurologjike gjatë infektimit me koronavirus.

Në studimin e dytë, hulumtuesit e Universitetit të Teksasit kanë gjetur lidhje mes Covid-19 dhe problemeve me kujtesën afatgjatë dhe të menduarit.

Të ngjashme