Meningjiti është inflamacioni i rreshtimit rreth trurit dhe shtyllës kurrizore dhe mund të jetë shumë serioz nëse nuk trajtohet shpejt.
Por, njerëzit shpesh e ngatërrojnë atë me gripin pasi mund të ketë simptoma të njëjta, si ethet, dhimbjet e kokës dhe ato muskulare, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Ekspertët shëndetësorë thanë se janë disa shenja paralajmëruese të meningjitit të cilat mund t’i vini re sapo zgjoheni nga gjumi.
Ato mund të jenë vështirësia për t’u zgjuar, pra ndjenja e përgjumjes, mospëlqimi i dritave, konfuzioni, nervoza, qafa e ngrirë, diarreja, vjellja, ngërçet në stomak, duart dhe këmbët e ftohta si dhe lëkura e zbehtë.
Tutje, ekspertët thanë se shenjë paralajmëruese e meningjitit mund të jetë edhe frymëmarrja më e shpejtë se zakonisht.