Dihet se një dietë e balancuar ushqimore ka shumë efekte pozitive për shëndetin tonë. Në anën tjetër mungesa e konsumimit të ushqimeve që përmbajnë vitamina, mund të shkaktojnë simptoma të padëshiruara.
Disa nga shenjat që tregojnë se ju keni nevojë për vitamina janë:
Rënia e flokëve
Mungesa e biotinës shkakton rënien e flokëve dhe dobësimin e thonjve. Nëse dëshironi të rritni sasinë e biotinës në organizëm duhet të filloni të konsumoni më tepër patate, fasule dhe banane.
Dhimbje e muskujve
Kjo dhimbje shkaktohet nga mungesa e kalciumit dhe magnezit në organizëm. Aktiviteti i tepërt fizik ndikon që sasia e tyre të nxirret jashtë organizmit me anë të djersës, dhe rrjedhimisht trupi kalon në mungesë të këtyre përbërësve.
Irritim i lëkurës
Nëse keni probleme me lëkurë, atëherë ju keni mungesë të vitaminave A, E dhe D. Për të plotësuar mungesën e tyre duhet të konsumoni më shumë kërpudha, spinaq dhe vezë.
Dhëmbë jo të shëndetshëm
Mungesa e Vitaminës D shkakton dobësimin e kockës apo rrënjës së dhëmbëve. Konsumimi i ushqimeve të pasura me kalcium dhe vitaminë D është i domosdoshëm.
Çrregullime të gjumit
Studime të shumta kanë dëshmuar se mungesa e vitaminës D, C dhe B12 shkakton pagjumësi.