Shenjat se keni probleme me hormonet

Prishtinë | 08 Kor 2023 | 07:38 | Nga Ekonomia Online

Keni edhe ju një nga këto 4 shenja? Atëherë mos e neglizhoni sepse mund të keni probleme me hormonet…

Lodhja

Doktorët thonë se nëse ndiheni të lodhur mbas një jave provimesh apo ngarkese në punë, me shumë mundësi jeni mirë. Por ama, nëse ndiheni të lodhur në mënyrë konstante dhe dalloni shtim në peshë apo luhatje oreksi, mund të jetë shenjë e një tiroideje joaktive. Pra, të gjithë lodhemi dhe ndihemi të këputur, por nëse kjo lodhje për ju nuk është e logjikshme, atëherë është mirë të vizitoheni.

Ndryshime në lëkurë

Aknet mund të jenë pasojë e shumë netëve përtese për të larë fytyrën përpara gjumit, por mund të jenë më shumë se kaq. Aknet apo aknet cistike te të rriturit në gjysmën e poshtme të fytyrës, mund të krijohen si pasojë e nivelit të lartë të testosteronit. Doktori juaj mund t’ju shkruajë një recetë për të stabilizuar hormonet tuaja dhe për të pasur fytyrë të pastër përsëri.

Menstruacione të çuditshme

Njëlloj si lodhja, një cikël i ngatërruar periodash mund të jetë pasojë e shumë faktorëve, si: stresi, problemet e tiroideve, estrogjeni i ulët dhe sindroma e vezoreve policistike. Kjo sindromë shoqërohet me perioda të çrregullta ose inekzistente, problem me rënien në peshë apo rritje e çuditshme e flokëve.

Sindroma e vezoreve policistike menaxhohet me dietë, ushtrime dhe pilula për kontrollin e lindjes. Gjithsesi kjo gjë, mbetet në dorë të doktorit mbas ekzaminimit të saktë të problemit tuaj.

Djersitja gjatë natës

Përveç rasteve kur është shumë vapë në dhomën tuaj, të zgjoheni duke u ndjerë të nxehtë dhe të djersitur, mund të jetë rezultat i niveleve të ulëta të estrogjenit dhe ovulimit të rrallë ose ndryshe, premenopauza.

Pra, nëse keni probleme të mëdha menstruale përpara të dyzetave, ka shumë mundësi që kjo djersë të jetë sinjal të një menopauze më të herët se ç’duhet. Gjithsesi, rekomandohet të shkoni te doktori për t’u siguruar që nuk është asgjë serioze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme