Shënohen Ditët e Trashëgimisë Evropiane, Gashi: Dresniku të bëhet pikë turistike

Klinë | 28 Sht 2018 | 18:18 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka marrë pjesë në shënimin e Ditëve të Trashëgimisë Evropiane dhe Vitit Evropian të Trashëgimisë Kulturore në Dresnik të Klinës, ku ka thënë se këto ditë tashmë po shndërrohen në ngjarje të mëdha kulturore e sensibilizuese për institucionet e Kosovës.

“Tanimë Ditët e Trashëgimisë  Evropiane, si në gjithë Evropën edhe në Republikën e Kosovës, janë shndërruar  në një ngjarje të rëndësishme kulturore, edukative, sensibilizuese për institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti për Ministrinë e Kulturës, Sportit dhe Rinisë”.

Gashi tha se këto ditë inkurajojnë njerëzit ta mbrojnë trashëgiminë kulturore, raporton Ekonomia Online.

“Ditët e Trashëgimisë Evropiane ofrojnë përvojë të rëndësishme për bashkimin e njerëzve rreth historisë dhe trashëgimisë së përbashkët evropiane, duke inkurajuar atë që e mbrojnë ata. Këto ditë të trashëgimisë përmes aktiviteteve të ndryshme kanë nxitur bashkëpunime të shumta në mes popujve dhe shteteve, kanë nxitur akterë e shtresa të ndryshme të shoqërisë që të bashkëpunojnë për një të mirë të përbashkët të qytetërimeve moderne për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”.

Ai tha se e veçantë e kësaj dite është se ngjarja po shënohet në lokalitetin e Dresnikut, raporton EO.

“E veçanta e kësaj ngjarje është për faktin se ne për herë të parë këtë ngjarje e shënojmë në lokalitetin e Dresnikut, si njëri ndër vendbanimet më të rëndësishme në Dardaninë Antike, në të cilin lokalitet për shumë vite janë duke u zhvilluar punime intensive nga institucionet tona dhe punonjësit profesionalë të fushës së trashëgimisë kulturore”.

Gashi tha se duhet të ketë angazhim që lokaliteti i Dresnikut të ndryshohet në një pikë turistike.

“Prandaj, të gjithë këto gjetje janë të rëndësishme që ky lokalitet në të ardhmen të ketë prioritet për ne, dhe po ashtu duhet të angazhohemi që ky lokalitet të ndryshohet në një pikë turistike në kuadër të zhvillimit të kulturës turistike në vendin tonë”.

Ai ka thënë se bashkë me drejtuesit e Komunës së Klinës do të angazhohen edhe për procesin e shpronësimit të disa prej pronave në këtë lokalitet arkeologjik.

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, është shprehur i gëzuar që Dresniku është zgjedhur lokacioni për shënimin e Ditëve të Trashëgimisë Evropiane.

“Do të bëjmë të pamundurën që të mbrojmë këtë pjesë të rëndësishme nga ndërtimet ilegale të cilat po i afrohen dita-ditës, si institucione lokale bashkë me institucionet e nivelit qendror”.

Ambasadori francez në Kosovë, Didier Chabert, tha se lokaliteti arkeologjik i Dresnikut është potencial i madh për qytetin e Klinës.

“Këtë që e shohim sot është potencial i madh për qytetin e Klinës dhe tregon se Kosova mund të japë më shumë në fushën e turizmit. Ka mbetur ende për t’u zbuluar në Kosovë, këtu në Dresnik, Ulpianë dhe anekënd Kosovës”.

Kli

Të ngjashme