Partia Socialiste në Shqipëri sot feston 27 vjetorin e themelimit të saj. Në këtë përvjetor presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka thënë se kjo forcë politike është shumë e rëndësishme.
Ai ka uruar edhe të gjithë anëtaret dhe simpatizantët e këtij subjekti politik.
Postimi i tij i plotë:
“Në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Socialiste, kësaj force politike shumë të rëndësishme, kam kënaqësinë t’i uroj lidershipit, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, suksese në përmbushjen e përgjegjësive qeverisëse në funksion të së ardhmes evropiane të Shqipërisë”, ka shkruar Meta në Facebook.