Shënohet 4-vjetori i themelimit të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, vlerësohet promovimi i turizmit

Prishtinë | 19 Qer 2024 | 19:08 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) ka shënuar katërvjetorin e themelimit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i OHTK-së, Hysen Sogojeva, premton që çdo punë që niset me këtë odë do të finalizohet.

Ai kërkoi që nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse të hapin dyert për OHTK-në dhe shoqatat e tjera të biznesit që të ketë sa më shumë rezultate në favor të biznesit po edhe të qytetarëve të Kosovës.

“Duke parë që ishte loja e Shqipërisë, por edhe vapën që ishte sot, ju falënderoj për këtë mund dhe kohë që keni gjetur të jeni pjesë e këtij eventi të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës. Ju premtoj që Oda është për të gjithë, ne kërkojmë mbështetje prej të gjithëve dhe ju premtojmë që çdo punë qe niset me Odën do të finalizohet”.

“Falënderoj secilin anëtar të Odës, Kryesinë e regjionit që kanë konkretizuar me sukses punën katërvjeçare të Odës. Unë po apeloj hapni dyert për Odën e Hotelerisë sa më shumë që të bashkëpunojmë rezultatet kanë me qenë më të mëdha si në favor te biznesit, po edhe të qytetarëve të Kosovës”, tha Sogojeva.

Ministri i Bujqësisë, Fatoni Peci, ka thënë se dyert e tij si ministër janë të hapura për bashkëpunim dhe përkrahje për Odën e Hotelerisë dhe të Turizmit.

“Unë si ministër kam punuar dhe bashkëpunuar me bizneset dhe është fat që kemi rezultatet në këtë drejtim. Turizmi është njëri prej sektorëve që po bën një ‘bum’ të madh”.

“Në kohën e pandemisë kemi marrë mësim se të gjithë duhet të japim një kontribut për hotelerinë dhe gastronominë. Ju përgëzoj për organizmin e kësaj ngjarjeje. Dera ime si ministër për juve është e hapur”, tha Peci.

Afrim Muqiçi, drejtor i Departamentit të Estradës në OHTK, ka falënderuar institucionet e Kosovës, pa bashkëpunimin e të cilave sipas tij, nuk do të ishte i mundur suksesi i kësaj ode.

“në emër të departamentit që unë udhëheqë në kuadër të OHTK-së ju falënderoj nga zemra. Nuk e kam besuar që Oda për katër vjet bëhet kaq e madhe. Ky institucion nuk kishte mundur të bëhet kaq e madhe pa ndihmën dhe bashkëpunimin me institucionet tona. Ka qenë një një obligim që të themelohet Oda në kohë pandemie, na ka detyruar të bashkohemi”, tha Muçiqi.

Në fund janë ndarë edhe certifikata për gjithë ata që e kanë përkrahur bizneset.

Të ngjashme