Shënohet Dita Botërore e Shëndetit Oral, Tara Muharremi zgjidhet Ambasadore Nderi

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 11:34 | Nga Valë Rudari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është shënuar sot Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Oral. Në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë fëmijë e nxënës recituan poezi për shëndetin oral, derisa gjatë ecjes ata kënduan këngën “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, raporton Ekonomia Online.

Tara Muharremi u zgjodh Ambasadore Nderi e projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”.

Ajo tha se fëmijët gjithmonë duhet t’i pastrojnë dhëmbët dhe mos të konsumojnë ushqime me sheqer.

“Mesazhi im është që fëmijët të hanë ushqime të shëndetshme dhe pa sheqer”.

Me rastin e kësaj dite u promovua edhe një libër nga Abdurrahman Llumnica me titullin “Buzëqeshja e ëmbël me dhëmbë të mirë”.

Ai tha se ky libër është edukues dhe ka të bëjë me shëndetin e dhëmbëve.

“Jemi mbledhur sot të shënojmë Ditën Botërore, do të bëjmë promovimin e librit që ka të bëj me shëndetin oral. Gjatë leximit fëmijët edukohen dhe ndjejnë kënaqësi  nga parashkollorët e deri te fëmijët e klasës së katërt.

Drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës, Januz Salihaj, tha se po angazhohen që të sigurohet jetë më e shëndetshme.

“Drejtoria komunale bën perpjekje për një jetë më të shëndetshme. Ju falenderoj dhe ju uroj Ditën Ndërkombëtare të Dhëmbëve.”

Ky është viti i gjashtë shkollor i realizimit të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, projekt që monitorohet dhe bazohet në rekomandimet e Komitetit ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit” nga Ministria e Arsimit, Shkëncës dhe e Teknologjisë (MASHT), Ministria e Shëndetësisë (MSH), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS).

Të ngjashme