Shënohet Dita Botërore e Sindromës Down, kërkohet ofrimi i shërbimeve terapeutike

Prishtinë | 21 Mar 2021 | 12:54 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Duke kërkuar nga Qeveria ofrimin e shërbimeve terapeutike , Shoqata Down Syndrome Kosova, ka hapur fushatën  “A po m’sheh” në Ditën Ndërkombëtare të sindromës down, raporton Ekonomia Online.

Kjo shoqatë e ka filluar fushatën ne oborrin e qeverisë me një veprim simbolik duke e gjuajtur një top brenda objektit, si shenjë për të kërkuar marrjen e përgjegjësive për shërbime ndaj personave me nevoja të veçanta.

Ermira Shabani, udhëheqëse e programit për shërbime në Down Sindrom Kosova, ka kërkuar mbështetje nga institucionet për ofrimin e tre shërbimeve terapeutike.

“Sot jemi për ta shënuar ditën botërore për sindrom down. Kërkojmë mbështetjen e institucioneve vendore për ofrimin tre shërbimeve terapeutike”.

Albion Zeka ,zyrtar për ngritje të fondeve, tha se shpreson që Qeveria do t’i marrë për bazë kërkesat e tyre.

“Shpresojmë që këtë vit shteti të marrë përgjegjësi për këto shërbime. Ai shpreson që qeveria të dëgjojë sepse përmes shënimit të topit drejt qeverisë po kërkojmë që të marrin përgjegjësi për këto shërbime”.

Mirëpo, policia ka kërkuar nga këta që topin ta nxjerrin nga brenda qeverisë për ta lënë para derës në objektin e qeverisë.

https://vimeo.com/526852845
No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme