Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Deçanit, është hapur ekspozita e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të kësaj komune, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se nuk duhet të harrohet e kaluara, duke shtuar se me këtë ekspozitë kanë synuar që te nxënësit të memorizohen figurat kombëtare e historia e lavdishme.
“Për shkak të pandemisë nuk kemi mundur të bëjmë organizim të madh, por është bërë diçka mirë me numër modest të pjesëmarrëse”.
“Është një simbolikë që na përkujton të kaluarën tonë dhe ndihem krenar kur nxënësit e kanë në memorien e tyre figurat kombëtare dhe historinë e popullit tonë”.
Ndërsa, Bekim Vishaj, Drejtor i Arsimit, tha se me po dëshmojnë që me këtë ekspozitë po respektohet gjaku i dëshmorëve, raporton EO.
“Me këtë organizim përkujtohen dëshmorët e kombit. Ka tri elemente që e bëjnë madhështore se organizohet për nder të ditës së dëshmorëve të komunës dhe kemi hapur këtë ekspozitë që na motivon të respektojmë gjakun e dëshmorëve”.
Arianit Humaj, nxënës i Shkollë “Rexhep Kadriaj”, në këtë ekspozitë është prezantuar me një punim ku ka paraqitur heroin Adem Jasharin dhe vëllezërit e tij.
“Unë kam vizatuar Adem Jasharin dhe vëllezërit e tij. Kjo ditë paraqet heronjtë kombëtar luftën e lavdishme të UÇK-së”.