Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, sot do të shënojnë së bashku Ditën Ndërkombëtare të Grave për Paqe dhe Çarmatim me një konferencë shtypi.
Gjatë këtij aktiviteti do të përkujtohet dhe vlerësohet roli i grave përgjithësisht në ndërtimin e paqes.
“Çdo 24 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Grave për Paqe dhe Çarmatim shënohet roli historik dhe i vazhdueshëm i grave në ndërtimin e paqes dhe çarmatim. Folësit do të diskutojnë rolin e armëve të paligjshme në incidentet e dhunës në familje dhe çfarë janë duke bërë institucionet qëndrore për të luftuar dhunën në baza gjinore”.