Grupi i Deputetëve të Rinj në Kuvendin e Kosovës ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri i vendit Albin Kurti, me këtë rast ka thënë se për të siguruar zhvillim duhet që të ketë ndërveprim ndërmjet arsimit dhe nevojave të ekonomisë.
Ai më tej ka shtuar se të rinjtë duhet që të zgjerojnë rrafshin e veprimit, duke thënë se vendit i duhen jo vetëm muzikantit, por edhe bujq krijimtar.
Kreu i Qeverisë ka siguruar për investime në mëdha duke u bërë thirrje të rinjve që të ngritën si individ.
“Në vendin tonë rinia është masa më e madhe njerëzore. Kur i drejtohemi të rinjve nevojitet pjekuri. Jemi të ndërgjegjshëm për ecurinë e prodhimit. Duhet bërë lidhja e arsimit me ekonominë, nëse ka gjë më të rëndësishme se ekonomia dhe arsimi është lidhja e këtyre dyjave. Na nevojitet një trup universitare, nisma prodhimtare dhe investime. Pjekuri politike dhe pasion rinor”.
“Të rinjtë duhet ta zgjerojnë rrafshin e veprimit. Na duhet prodhimi dhe industria e lartë. Na duhet jo vetëm muzikanti, por edhe bujku krijimtar. Qeveria duhet të shoh projektet e investimeve të mëdha. Andaj ngrituni si individ. Për shkak se individët bëhen më të zotë atëherë kur punojmë bashkë”.
Nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, tha se të rinjtë duhet të qëndrojnë dhe të kontribuojnë në Kosovë, raporton EO.
“Angazhimi im mbetet i njëjtë për të rinj. Si deputet jemi për të përkrahur njëri-tjetrin dhe është kënaqësi të shohësh një numër të madh të përfaqësuesve si deputet. Duhet të mburremi për rininë që kemi. Të rinjtë tanë kanë arritur të kenë shkollim brenda Kosovës. Kemi shumë sfida duke filluar nga shkollimi i hershëm. Unë mendoj që të rinjtë duhet të qëndrojnë brenda vendit”.
“Vetëm bashkë i krijojmë kushtet. Kemi arritur shumë suksese si të rinj dhe duhet të mos e harrojmë këtë pjesë. Është një thirrje që ta mbajmë fokusin brenda vendit dhe pikat ku i prek të rinjtë dhe të punojmë bashkë për t’i bërë këto ndryshime qoftë për pjesës së legjislacionit dhe e kemi mundësinë të dërgojmë vendin aty ku e meritojmë”.
Në fund në hollin e Kuvendi është bërë hapja e panairit të iniciativave rinore në Republikën e Kosovës.