Sot do të fillojë Java Ndërkombëtare për Personat e Shurdhër në Kosovë.
Me këtë rast, Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Shoqatën e Personave të Shurdhër do të organizojnë konferencë për media, ku do të diskutohet mbi progresin në këtë proces si dhe sfidat e tjera që kanë personat e shurdhër në realizimin e të drejtave të tyre.
“Republika e Kosovës këtë vit ka jetësuar me sukses të drejtën e qytetarëve të shurdhër për të marr shërbime në gjuhën e shenjave sipas nevojave të tyre në të gjitha institucionet publike në vend.
Pra, tani një qytetar i shurdhër në Republikën e Kosovës nuk është i izoluar, por gëzon absolutisht mundësin barabartë të komunikimit (në gjuhën e shenjave) në të gjitha institucionet publike Për më tepër ky vendim e ka pozicionuar Republikën e Kosovës në një ndër vendet e para në Ballkan që ka marrë këtë hap, dhe që përbën një shembull pozitiv për vendet e rajonit dhe më tej”, thuhet në njoftim.
Konferenca do të mbahet sot nga ora 13:30 në ndërtesën e Qeverisë.