Në Mal të Zi u regjistrua rasti i parë i vdekjes nga Coronavirusi.
Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Qendrës Klinike në Podgoricë, Jevto Erakoviq.
Viktima është një burrë, 65 vjeç, i cili ka pasur edhe sëmundje kronike të mushkërive.
Ai është shtruar në spital të shtunën.
“Të gjitha masat që janë ndërmarrë, për fat të keq nuk kanë mundur të shërojnë pacientin”, tha Erakoviq.
Në Mal të Zi janë konfirmuar 22 raste të të infektuarve me Coronavirus.
Ky shtet ka mbi 5,000 vetë në izolim, në disa karantina.