Kosova ka shumë basketbollistë të talentuar që luajnë me sukses në ligat evropiane, shkruan faqja zyrtare e FBK’së, transmeton Gazeta Metro.
Njëri ndër ta është edhe qendra Dion Sheqiri. Ai paraqitet për skuadrën italiane, Allianz Pallacenastro Trieste në Serie A për të rinj U-18.
Sheqiri foli për edicionin e fundit në skuadrën italiane. “Edicioni i fundit ka qenë shumë i suksesshëm, ku kam marrë pjesë në shumë turne, njëri ndër ta edhe Next Gen Cup, ku ka qenë një përvojë e paharrueshme. Synimet e mia janë fillimisht që të luaj në Serie A dhe më pas në Euro League dhe NBA”, është shprehur 17-vjeçari për faqen zyrtare të FBK-së.
Ai ka folur edhe për emocionet që i dhuron fanella e Kosovës. “Të luash për Kosovën është një ndjenjë e papërshkrueshme. Është ndjenjë e veçantë të përfaqësosh shtetin në të cilin jam lindur e rritur”, shtoi tutje Sheqiri.
Basketbollisti me të ardhme të ndritur thekson se është shumë e rëndësishme për lojtarët/et që të stërviten në këtë kohë të pandemisë. “Unë gjatë kohës së pandemisë kam stërvitur fizikisht në kushte shtëpiake dhe po ashtu kam stërvitur edhe teknikisht. Është shumë e rëndësishme të jemi në formë, me ushtrime fizike dhe teknike dhe shpresoj se sa më shpejt mund t’i shohë të gjithë basketbollistët/et të rikthehen në salla më të motivuar se më parë”, përfundoi Dion Sheqiri, i cili ishte i ftuar nga Kosova U20, që nuk u mbajtën për shkak të situatës me pandeminë Covid-19.