Shërbime të mangëta shëndetësore për personat me nevoja të veçanta

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Personat me aftësi të kufizuara në Kosovë nuk i marrin të gjitha shërbimet e nevojshme shëndetësore për trajtimin e tyre, pasi shërbimet e tilla nuk ofrohen në vend. Për me keq, shumë prej trajtimeve shëndetësore nëpër institucionet publike shëndetësore i marrin me pagesë.

Afrim Maliqi, udhëheq i organizatës “Handikos”, konfirmon për “Zërin” se në institucionet publike shëndetësore nuk ofrohen të gjitha shërbimet shëndetësore për personat me aftësi të kufizuara, prandaj në mungesë të këtyre shërbimeve detyrohen të kërkojnë shërim në shtetet tjera.

“Sa i përket shërbimeve shëndetësore ato nuk janë të rregulluara për personat me aftësi të kufizuara çfarëdo qofshin ato, në veçanti çështja e rehabilitimit si për fëmijët, ashtu edhe për të rriturit. Mungojnë shërbimet profesionale rehabilituese, ka mungesë të mjeteve, ka mungesë të profileve të ndryshme mjekësore që të profesionalizohen dhe të avancohen më tutje. Për të gjithë qytetarët ka mungesë të shërbimeve mjekësore”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme