Shërbimi i Urgjencës në Pejë kërkon autoambulanca terreni

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Kërkesat e qytetarëve për shërbime mjekësore në terren vazhdimisht janë në rritje për Urgjencën e qytetit në Pejë, që funksionon si njësi e QKMF-së. Gjatë 24- orëve mesatarja e thirrjeve dallon nga dita në ditë, por siç thonë në Urgjencë janë 23 deri në 25 thirrje ngjatë 24- orëve, që gjatë muajit ky numër arrin në 600 thirrje apo rreth 200 thirrje më shumë se në muajt e vitit të kaluar, kur mesatarisht kanë qenë rreth 400 thirrje gjatë një muaji.

Për të ofruar shërbimet e ndryshme mjekësore nëpër shtëpia apo edhe transportin e nevojshëm të pacientëve deri në spital, stafi i Urgjencës, jo rrallë herë sfidohet edhe me kohën për shkak se nuk kanë autoambulanca të mjaftueshme për shërbimet mjekësore që i ofrojnë në terren 24 orë pa ndërprerë, shkruan sot Koha Ditore.

Shefi i Urgjencës Dedë Krasniqi, tregon se që një kohë të gjatë kjo njësi e QKMF-së është duke funksionuar me vetëm dy autoambulanca. Për të funksionuar pa problem si njësi, siç thotë ai Urgjenca ka nevojë edhe për së paku një autoambulancë të re.

Prej dy autoambulancave që i kanë në gjendje të rregullta, vetëm njëra prej tyre, siç thotë Krasniqi, është për rrugë të largëta, derisa tjetra vetëm për rrugë lokale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme