Shërbimi Korrektues me qendër gjysmë të hapur edhe në Lipjan

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Shërbimin Korrektues i Kosovës me qëllim të zbatimit të programeve për risocializimin e të dënuarve dhe përgatitjen e tyre të para-lirimit, ka filluar zbatimin e Rregullores së Brendshme për Transferimin e të dënuarve në pavijonin gjysmë të hapur në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Me këtë Rregullore, çdo person i dënuar, i cili është duke e vuajtur dënimin në Institucionet Korrektuese dhe është i vendosur në tretmanin e avancuar, mund të transferohet në pavijonin gjysmë të hapur, i cili është si njësi e veçantë në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Vendimin për transferimin e personit të dënuar e merr Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues me propozim të Drejtorit të Institucionit Korrektues ose në bazë të kërkesës së personit të dënuar apo të ndonjë anëtari të ngushtë të familjes.

Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me të gjithë partnerët e Drejtësisë Penale dhe në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet e aplikueshme në Kosovë, synon të korrektoj dhe risocializojë të dënuarit, duke respektuar të drejtat e tyre fondamentale pa marr parasysh racën, gjuhën, religjionin si dhe të sigurojë ambient të sigurt për stafin, të dënuarit dhe shoqërinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme