Sipas ShKK-së, i ndjeri Makolli kishte pasur probleme shëndetësore.
Shërbimi Korrektues i Kosovës pak para mesnatës ka dalë me një sqarim lidhur me vdekjen e të paraburgosurit Naser Makolli në Lipjan.
Kur do të Bëhet Obduksioni i Trupit të Pajetë të Naser Makollit? > Vdekja e të Paraburgosurit Rindez Debatin për Vdekjen e Astrit Deharit.
Mbi 4 Mijë Kandidatë për Gardianë në Dyz dhe Gjilan > 74 Vjeçi Gjendet pa Shenja Jete në një Pusetë
Sipas njoftimit të ShKK-së, i ndjeri Makolli kishte pasur probleme shëndetësore.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës sqaron opinionin se i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore dhe ka qenë duke u trajtuar në QPL në Lipjan”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.
Sipas njoftimit, Shërbimi Korrektues dhe Ministria e Drejtësisë kanë marrë hapat e nevojshëm që publiku të informohet me kohë.
“SHKK dhe Ministria e Drejtësisë kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe opinioni publik do të njoftohet me kohë për të gjitha detajet e rastit”, thuhet më tutje në njoftim.
Ndërsa, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, tha për KALLXO.com se trupi i pajetë është sjellë në IML rreth orës 15:00.
KALLXO.com ka pyetur edhe Policinë e Kosovës në lidhje me rastin e Makollit.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, tha se në Polici rasti është hapur si vdekje e dyshimtë.
“Rreth orës 13:05 Policia është njoftuar se në QKMF në Lipjan është sjellë pa shenja jete personi me inicialet N.M. nga Prishtina me vendbanim në Fushë-Kosovë. Ne lokacion kanë dalë njësitë policore si dhe janë njoftuar njësitë e tjera relevante. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori dhe me urdhër të tij rasti hapet si vdekje e dyshimtë. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, tha Hoxha.
Ndërsa, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, në një postim në “Facebook” ka thënë se Naser Makolli ka qenë shoku i dhomës i Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
“Ende pa u bërë 5 muaj nga vrasje e Astritit, për fat të keq në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan vdes dëshmitari kryesor Naser Makolli. Ky ka qenë dëshmitari i parë që në ora 15 e ka parë Astritin në Qendrën e Paraburgimit në Prizren me 05.11.2016 kur janë kthyer të burgosurit nga shëtitja”, thuhet në postimin e Gashit.
Sipas Gashit, tanimë i ndjeri Naser Makolli ka pasur dëshmi të shumta në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit.
“Ky dëshmitar ka pasë shumë të thotë për vrasjen e Astritit… Ka edhe gjëra të tjera për këtë dëshmitar që mjerisht vdiq sot në burg”, tha Gashi përmes postimit në “Facebook”.
Naser Makolli i cili 2 javë pasi vdiq Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren u transferua në Qendrën Korrektuese të Lipjanit ku ndërroi jetë të hënën rreth orës 13:05.
Vdekja e të paraburgosurit Makolli ka rindezur debatin për vdekjen e Astrit Deharit.
Ndërsa, obduksioni i trupit të Naser Makollit pritet të bëhet të sot.