Shërbimi Korrektues suspendon zyrtarin që u përfshi në rrahjen e LDK-së

| 17 Qer 2019 | 21:01 | Nga

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK), pas njoftimit nga Policia e Kosovës se zyrtari korrektues me inicialet R. G është përfshirë në rrahje gjatë Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, ka marrë masa duke e suspenduar atë.

Ndaj këtij zyrtari, menjëherë ka iniciuar procedurën disiplinore.

Masa disiplinore do të mbetet në fuqi deri në vendimin final të komisionit disiplinor, thuhet në njoftimin e ShKK-së.

Të ngjashme