Shërbyes civilë të Komunës së Vushtrrisë kanë protestuar para objektit të kësaj komune, duke kundërshtuar kështu, projektligjin për pagat, raporton Arta TV.
Kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil në Vushtrri, Ramadan Kutllovci ka thënë se ky projektligj diskriminon shërbyesit civilë nëpër komuna, krahasuar me kategoritë tjera, gjë që koeficienti i përcaktuar me ligj nuk parasheh ngritje page.
“Kërkojmë nga Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Kuvendi i Kosovës që në Projektligjin nr.06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, të bëjë ngritjen e koeficienteve për shërbyesit civilë të komunave”, ka thënë Kutllovci.