Imri Ahmeti, kryetar i komunës së Lipjanit me anë të një shkrimi në Facebook ka konfirmuar se në këtë qytet nuk ka asnjë rast me COVID-19.
Ahmeti ka deklaruar se nga të dhënat e IKShPKS-së të gjithë të infektuarit me Covid-19 janë shëruar plotësisht.
“Të dashur qytetarë pavarësisht optimizmit dhe rrethanave lehtësuese me pandemin Covid ne duhet akoma ti përmbahemi rregullave dhe udhëzimeve të IKSHP-së për të tejkaluar përfundimishtë këtë betejë të vështirë”, shkruan Ahmeti.
Postimi i plotë:
Zero raste me Covid-19 në Lipjan
Sonte u informuam zyrtarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për rezultatet e testeve të të infektuarve me Covid-19 nga Komuna jonë të cilët janë shëruar plotësisht!
Nga gjitha rastet që kishim të identifikuara me covid tani më është konfirmuar se janë të gjitha negativ.
Të dashur qytetarë pavarësisht optimizmit dhe rrethanave lehtësuese me pandemin Covid ne duhet akoma ti përmbahemi rregullave dhe udhëzimeve të IKSHP-së për të tejkaluar përfundimishtë këtë betejë të vështirë.
Me këtë rast ne falenderojmë qytetarët për përkujdesjen e treguar dhe i ftojmë të qendrojmë akoma me përkushtim të disiplinuar në zbatimin e rekomandimeve në të mirë të shëndetit tonë duke qenë të kujdesëshem në daljet tona, duke ruajtur distancen dhe mbajtur pastërtinë në shëndetin tonë.