Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeth II duket se më në fund e ka marrë veten nga ftohja e rëndë, për shkak të së cilës është detyruar të qëndrojë mbyllur pothuajse për 1 muaj.
Monarkja 90 vjeçare ka bërë daljen e saj të parë publike sipas mediave britanike, që pas problemeve të rënda shëndetësore gjatë Krishtlindjeve, ku ajo dhe Princ Philip nuk morën pjesë në darkën festive.