Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Paullo të Italisë, ku pas një konflikti, burri i moshuar ka goditur me çekiç në kokë bashkëshorten e tij.
Sherri ka ndodhur në godinë numrin 4 të Via Primo Maggio ku çifti jetonte dhe mësohet se konflikti ka lindur për shkak të kushteve të vështira ekonomike, pasi 65-vjeçari ishte prej 3 muajsh pa punë.
Gjatë konfliktit, ai ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij 69-vjeçare duke e goditur me çekiç në kokë. Më pas, ai është ndeshur me fqinjin në shkallët e pallatit dhe e ka goditur dhe atë me çekiç.
Pas kësaj, 65-vjeçari ka goditur edhe veten dhe ka marrë një plagë të madhe në kokë.
Mësohet se çifti është në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën, ndërsa fqinji 77-vjeçar ka marrë një lëndim të lehtë.