Një 28 -vjeçar në Elbasan është arrestuar pas një konflikti me stafin mjekësor të urgjencës së spitalit.
Në pranga u vu shtetasi D.K., banues në Elbasan.
Ky shtetas ka shkuar në Spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore dhe është konfliktuar me stafin mjekësor”.
Pas marrjes së njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje por gjatë shoqërimit ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë Punonjësit e Policisë së Rendit.
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.