Sherr mes shqiptarëve dhe serbëve në Zvicër, katër të plagosur

Prishtinë | 24 Dhj 2017 | 09:30 | Nga

Në një rrahje masive që ka ndodhur natën e mbrëmshme në një ndërtesë banimi në qytetin e Bazelit katër persona kanë pësuar lëndime serioze dhe janë dërguar në spital. Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar shtatë persona që ishin pjesë e zënkës.

Konflikti në mes të personave në fjalë ka ndodhur pak para orës 1 të pas mesnatës, bën të ditur Prokuroria Publike e Baselstadt-it, transmeton albinfo.ch. Në mesin e të lënduarve më rëndë janë pronari i banesave dhe një person tjetër.

Rrjedha e saktë dhe as motivi i zënkës është objekt i hetimeve, thotë prokuroria.

Ndërkohë merret vesh se të arrestuarit janë tre persona me shtetësi zvicerane, dy me shtetësi kosovare, një me shtetësi shqiptare dhe një tjetër, me shtetësi serbe, transmeton albinfo.ch*.  Të gjithë të përfshirët në konflikt  janë të moshave në mes 21 dhe 32 vjeçare.

Përveç mjekut të emergjencës dhe sanitetit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe një ambulancë e Kryqit të Kuq Gjerman dhe njësiti i zjarrfikësve.

Në njoftimin e dhënë nga policia përmendet vetëm përkatësia shtetërore dhe jo edhe ajo etnike e të përfshirëve në konflikt. Nisur nga rrethanat e përshkruara të ngjarjes, nuk përjashtohet mundësia që të gjithë ose shumica e të përfshirëve të jenë shqiptarë etnikë por me përkatësi të ndryshme shtetërore, gjegjësisht nga: Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Serbia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme