Sherr në një tavernë në Greqi, shqiptarët plagosin një grek

Prishtinë | 18 Jan 2020 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Një grup prej 5-6 shqiptarësh janë përfshirë në një sherr në një tavernë Greqi, ku si pasojë një 37-vjeçar grek ka mbetur i plagosur.

Sipas mediave greke, sherri ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në Chalkidona, ku njëri prej shqiptarëve plagosi me mjet prerës grekun.

I plagosur fillimisht u dërgua në Qendrën Shëndetësore të zonës dhe më pas në një spital në Selanik, transmeton OraNews.tv

Policia po heton për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme