Gjashtë shqiptarët e të rinjve të Lazios që presin rastin të dalin në ekipin e parë

Prishtinë | 20 Sht 2020 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Ditë më parë ekipit të parë të Lazios iu bashkua edhe një futbollist shqiptar. Vedat Muriqi, sulmuesi i Kosovës dhe ish-futbollisti i disa skuadrave turke, së fundmi gjigantit Fenerbahçe, u zyrtarizua si lojtar i ri i ekipit italian. 

Mirëpo nuk është vetëm Muriqi prej shqiptarëve që do të luajë në njërin prej ekipeve më të mëdha në elitën e futbollit italian në edicionin e ri. Dhjetëra shqiptarë të tjerë kanë bërë karrierë te Lazio po ashtu, raporton KOHA.

Valon Behrami ishte i pari, e më pas erdhi periudha e Igli Tares e Lorik Canës. Karrierë kanë bërë edhe Valon Berisha, Riza Durmishi, tani edhe Vedat Muriqi. Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Igli Tare, tani e ka edhe rolin e drejtorit sportiv në këtë skuadër. Te Lazio ka edhe shumë të tjerë të rinj shqiptarë që një ditë shpresojnë të promovohen në ekipin e parë. Shumë prej tyre janë pjesë e ekipit të juniorëve (Primavera) të Lazios dhe ata i pret një punë jashtëzakonisht e madhe për t’u futur në ekipin e parë, ku konkurrenca është shumë e fortë. Në portën e Lazios aktualisht portier i parë është Thomas Strakosha. 

Edhe Strakosha te klubi i Lazios, si një lojtar shumë premtues, e fitoi dhe e shfrytëzoi rastin që iu dha vite më parë. Tani gardiani i Shqipërisë është i padiskutueshëm në portën e Lazios. E të njëjtin fat sikurse Strakosha synon ta ketë edhe portieri i të rinjve të Lazios, Marco Alia. 

Alia, sikurse edhe shumë nga bashkëlojtarët e tij, po lufton për ta tërhequr vëmendjen e trajnerëve të ekipit të parë. 20-vjeçari shpreson se së shpejti do të promovohet në ekipin e parë, kurse synon që karrierën ta mbyllë pas dy dekadave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme