Një 65-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës pasi tentoi të digjte me lëndë djegëse 67-vjeçarin me iniciale K.SH. Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si ‘Pranvera’.
Mësohet se konflikti mes tyre ka nisur për shkak të pronësisë së një kioske në qytetin e Durrësit. Autori i ka hedhur 67-vjeçarit një shishe me benzinë rreth qafës dhe më pas i ka vënë flakën me shkrepëse.
Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se ai u transportua në spital dhe tashmë është nën kujdesin e mjekëve tashmë është jashtë rrezikut për jetën.