Në fushatën presidenciale të Serbisë, kandidati i radikalëve Vojislav Sheshel, ka thënë se me Bashkimin Europian kurrë nuk mund të realizohen aspiratat nacionaliste të Serbisë, transmeton Koha .net
Kandidati presidencial i Serbisë nga Partia Radikale serbe (SRS) Vojislav Sheshel sot ka mbajtur një tubim parazgjedhor në Banjallukë. Aty, njofton FoNet, ai ka thënë se Republika serbe të Krajinës është temë e tij në të gjitha kontaktet dhe para të gjitha institucioneve ndërkombëtare.
Sheshel, ka thënë se ne Bashkimin Europian kurrë nuk mund ta kthejmë Republikën serbe të Krajinës, kurrë nuk mund të bashkohemi me Republika Srpska, kurrë nuk mund ta kthejmë Malin e Zi nuk mund ta kthejmë në serb, kurrë nuk mund ta kthejmë sovranitetin në Kosovë.
Gjithë këtë mund ta arrijmë vetëm me ndihmën e Rusisë, ka thënë ai.