Presidenti i Partisë Radikale të Serbisë, Vojislav Sheshel ka deklaruar sot se nuk është i befasuar nga vendimi i gjykatës franceze për lirimin e Ramush Haradinajt si dhe refuzimin e kërkesës për ekstradimin e tij në Serbi.
Ai tha se radikalët qysh në fillim e dinin se kjo ishte vetëm një lojë, ku luhej me Serbinë në njërën anë, dhe në anën tjetër përpjekje që Haradinaj të fitojë sa më shumë popullaritet në mesin të shqiptarëve të Kosovës para zgjedhjeve, raportojnë mediet serbe, përcjellë Klan Kosova.