Kryetari i SRS-së, Vojislav Sheshel është pyetur në lidhje se çfarë mendon për propozimin e bërë për demarkacion në Kosovë.
Sipas Sheshel-it është e pakuptueshme se pse shqiptarët kanë mosmarrëveshje në territor!
“Pse duhet të shtyhen shqiptarët në territorin e tyre? Kur është e gjitha e jona, kështu që ne ndoshta edhe e ndajmë me ta. Ndoshta ne mund t’ju japim gjysmën e Kosovës sa ata mund të na japin ne gjysmën e Shqipërisë”, ka thënë Sheshel.
Madje ai është pyetur edhe lidhur me atë se çfarë mendon për presionin amerikan lidhur me çështjen e Kosovës që sipas tij është i dyshimtë informacioni lidhur me këtë.
Sipas mendimit të tij, Presidenti i Serbisë ka presion që menjëherë të bie dakord për pavarësinë e Kosovës, sepse sipas tij kur thuhet normalizimi i marrëdhënieve ata kanë fjalën për njohje të pavarësisë së Kosovës.
“Nuk ka nevojë për Vuçiq-in që të thotë po e pranojë atë. Kosova është e mjaftueshme për të për të hyrë në BE por Serbia nuk mjaftohet me këtë”, ka përfunduar Sheshel.