Shesheli i do 10 komunat serbe të Kosovës në Serbi, korridore lidhëse me Pejën e Gjilanin

Prishtinë | 11 Shk 2019 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Radikale serbe Vojislav Sheshel vazhdon t’i paraqesë projektet e veta serbomëdha në territoret e huaja pavarësisht se këto projekte dhe përpjekjet për realizimin e tyre, shkaktuan qindra-mijëra viktima në ish –hapësirën e ish- Jugosllavisë.

Kosova ai nuk do hiç më pak se 10 komunat serbe por edhe korridore të posaçme të lidhjes së tyre me Serbinë. Për shqiptarët e mbetur në “pjesën tjetër”, ai propozon vetëm “autonomi deri në qiell”, transmeton Koha.net.

Duke folur për portalin e Beogradit srbijadanas, Shesheli ka thënë se është kundër kufizimit.

“Unë nuk do ta quaja kufizim. Unë e kam quajtur ndarje ndërmjet serbëve e shqiptarëve. Nëse ata në Kosovë nuk mund të jetojnë bashkë, atëherë ata mund të ndahen dhe në një numër të organit të partisë sonë Velika Srbija (Serbia e madhe) kemi publikuar hartën e mundshme të kësaj ndarjeje”, ka thënë ai.

Sipas tij, katër komunat veriore me korridorin përmes Gorazhdecit e deri te Patrikana e Pejës, duhet të jenë krejtësisht në përbërje të Serbisë.

Sheshel dëshiron që edhe pesë komunat nga Graçanica drejt Gjilanit t’i bashkohen Serbisë.

“Ato janë territorialisht të lidhura dhe nuk bëjnë asnjë problem për t’u realizuar”, ka thënë ai duke shtuar se këtu duhet të hyjë edhe komuna e dhjetë, Shtërpca.

Këto komuna do të ishin të lidhura drejtpërdrejt me Serbinë dhe në to Beogradi duhet të ketë kompetenca të plota.

Lidhur me Dragashin Shesheli është treguar më ”dorëlirë”.

“Dragashin duhet lënë banorëve të atjeshëm të vendosin çfarë duan dhe me kënd duan”, tha ai.

Shesheli në këtë prezantim e “e ka zgjidhur” edhe problemin e shqiptarëve:

“Shqiptarët le të kenë autonomi deri në qiell. Policia serbe të jetë në vendkalimet kufitare. Shqiptarët nuk mund të kenë ushtri. Nëse e quajmë autonomi, le të jetë ajo më e madhja, nëse duan ta kenë buxhetin vet, sistemin e vet tatimor, le t’i kenë të gjitha të veta dhe Beogradi fare të mos përzihet në punët e tyre, vetëm organet doganore le të jenë në vendkalimet kufitare. Pra, kjo është liri e plotë, ndërsa a do ta pranojnë këtë padronët e tyre, mbetet për t’u parë. Mund ta kenë edhe monedhën e vet nëse ndokush do të ketë besim në të. Madje, unë do t’i lija të merrnin pjesë në të gjitha garat ndërkombëtare. Nëse bën Skocia, Irlanda Veriore, Uellsi, munden edhe ata, as që merakosem për këtë. Por nuk ka ushtri, nuk ka anëtarësim në KB, në UNESCO në Interpol”, ka qenë i prerë në dëshirën e vet Shesheli .

maksimale e shqiptarëve është pavarësia, ndërsa koncesion maksimal i Serbisë është çdo gjë pos pavarësisë”, ka theksuar ai.

Shesheli ka përfunduar se nëse në bisedimet për Kosovën përfshihet SHBA-ja, aty duhet të jenë edhe Rusia e Kina.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme