Shesheli kërcënon kryeministrin malazez: Kafshë, do të të ngreh zhag

Prishtinë | 03 Jan 2020 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Lideri i radikalëve në Serbi, Vojisllav Sheshel, ka kërcënuar kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviqin, pas sulmit që iu bë ambasadës malazeze, në Beograd.

Përmes një postimi në llogarinë e tij, Sheshel e ka quajtur kryeministrin malazez, Markoviqin duke e quajtur kafshë.

“E porosis këtë kafshën, Dushko Markoviqin se të lidhur së bashku me Millo Gjukanoviqin në një zgjedhë do të shëtisë nëpër rrugët e Podgoricës në procesin e sheshelzimit të Malit të Zi. Kam përgatitur edhe tekstin e ri për himnin e Malit të Zi që fillon me këto vargje : Cetinja një natë në duar të çetnikëve do të bie”, ka shkruar Shesheli.

Ky reagim i Vojisllav Sheshelit vie pas deklaratës së kryeministrit malazez se nuk do të lejojë sheshelizimin e Malit të Zi.

Mali i Zi është përfshirë në një protestë të organizuar nga ekstremistët serb pas miratimit të ligjit mbi liritë fetarë në këtë vend.

Të ngjashme