Sheshet e kryeqytetit ishin të qeta në prag të ndërrimit të moteve. Të paktë ishin qytetarët që u panë në sheshe, të cilat në vitet e kaluara ishin të mbushura me qytetarë e ku s’mungonin as këngët në aktivitetet që organizohenishn nga komuna, raporton Ekonomia Online.
Por, në këtë fundvit për shkak të pandemisë, s’kishte festë, s’punon as lokalet që në kushte normale do të ishin të mbushura.
Nga ana tjetër Policia e Kosovës, po vazhdon planin operativ për të siguruar siguri për qytetarët nga natën e fundit të vitit 2020.
Daut Hoxha zëdhënës i Policisë së Kosovës, në një përgjigje për Ekonomia Online, ka thënë se Policia e Kosovës edhe ketë periudhe kur fundin e vitit 2020 dhe fillimin e vitit të ri 2021 e karakterizojnë festat, ka ndërmarr planifikimet e nevojshme, për menaxhimin e situatës se sigurisë, lëvizjes se lire dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve tjera ne pajtim me ligjin dhe masat e përcaktuara.
“Ne kemi angazhuar resurse te nevojshme sipas vlerësimeve për te garantuar rendin dhe sigurinë ne vend, dhe natyrisht kërkojmë edhe nga qytetaret qe konform situatës qe kemi te kontribuojnë me mundësitë që kanë për te ruajtur shëndetin publik dhe festimet te kalojnë pa incidente. Është rëndësishme për prindërit se gjate festimeve duhet shmangur edhe përdorimi i pakontrolluar i mjeteve piroteknike, kryesisht nga fëmijët. Poashtu kërkojmë kujdes dhe vigjilence nga te gjithë pjesëmarrësit ne trafik, për te shmangur edhe aksidentet rrugore”, ka thënë Hoxha për Ekonomia Online.
Ai ka thënë se PK-ja është e gatshme të reagoj në rast së shkelen masat, duke u bërë thirrje qytetarëve që të sillen konfrom situatës.
“Policia e Kosovës ka ngritur nivelin e reagimit ne rast se vije deri te shkelja e ligjit apo procedurave ligjore do te ndërmerren veprime te menjëhershme ligjore ne funksion te garantimit te sigurisë se përgjithshme. Me gjithse viti qe po leme pas 2020 ka kaluar me disa vështirësi ne aspektin aplikimit te masave dhe kufizimeve për shkak te pandemisë se shfaqur, falënderojmë qytetaret e vendit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar dhe Urojme qe viti i ri 2021 te jete vit me i begatë, për te gjithë, dhe te kemi avancim ne rritjen e mëtejme te bashkëpunimit në te mirë te sigurisë dhe shëndetit te përgjithshëm”, është shprehur Hoxha.