Sheshi “Zahir Pajaziti” i boshatisur pas incidentit me armë (FOTO)

Prishtinë | 30 Kor 2016 | 01:26 | Nga

Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është boshatisur nga qytetarët pas incidentit që ndodhi me armë zjarri në natën e parë të festivalit të birrës “Beer Fest”.

Ndërkohë, sikur shihet në fotografitë e Ekonomia të bëra pas mesnatës, njësitet e krim-teknikës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e incidentit.

Mjekët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë bërë të ditur se 42 persona janë lënduar, kryesisht gjatë ikjes, pas panikut që ka përfshirë turmën.

Fillimisht, policia tha se një 15-vjeçar është plagosur në këmbë nga armë zjarri. Por, zëdhënësi policor, Daut Hoxha, ka thënë se sipas informatave të reja duket se i mituri është lënduar nga një “mjet i fortë”, gjatë ikjes.

FOTOT EKONOMIA ONLINE:

krim-teknika policia plagosje (8)

krim-teknika policia plagosje (6)

krim-teknika policia plagosje (5)

krim-teknika policia plagosje (4)

krim-teknika policia plagosje (3)

krim-teknika policia plagosje (2)

krim-teknika policia plagosje (1)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme