Këto imazhe synojnë të tregojnë luftanijen ruse “Moskva” teksa është përfshirë nga zjarri.
Ekspertët detarë e identifikuan anijen si “Moskva”, por burimi i imazheve dhe koha e marrë nuk dihen.
Ukraina pretendon se goditi me raketa anijen flotës ruse të Detit të Zi, raporton BBC.
Ndërkaq Rusia tha se anija u fundos derisa po tërhiqej në port, por nuk ka pranuar një sulm. Në vend të kësaj pretendon se zjarri ishte aksidental.