Shfaqet premiera e serialit “Bëje Tënden” – informim mbi sfidat dhe zgjidhjet pronësore në Kosovë

Prishtinë | 17 Nën 2025 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

E premtja mbrëma solli një ngjarje të veçantë për organizatë njo qeveritare Qendra për Trajnim dhe Burime për Avokim (ATRC).

Në një atmosferë të ngrohtë e plot energji, u shfaq episodi i parë i serialit vendor “Bëje Tënden”, pjesë e fushatës vetëdijesuese për të drejtat pronësore “Bëje Tënden Regjistroje Pronën!” – një produkt i veçantë i prodhuar në kuadër të kësaj fushate.

Para shumë pjesëmarrësve dhe partnerëve të projektit, bartësve të institucioneve dhe aktorëve, u prezantua ky projekt televiziv që synon të trajtojë dhe informojë për sfidat që qytetarët e Kosovës hasin gjatë procesit të trashëgimisë dhe regjistrimit së pronës.

Seriali televiziv është realizuar nga ATRC, përmes projektit PIAKOS dhe ështërealizuar nga kasta më e mirë e aktorëve vendor.Në këtë serial të përbërë prej 6 episodave, shfaqet realiteti i shoqërisë kosovare kurbëhet fjalë për çështjet pronësore, duke trajtuar në secilin episod tema të ndryshme qëlidhen ngushtë me objektivat e fushatës për vetëdijesim qytetar.

Ngjarja u hap me fjalën e drejtorit ekzekutiv ATRC-së Kushtrim Kaloshi, i cili e vlerësoi serialin si një vlerë të shtuar për shoqërinë kosovare, duke theksuar rëndësinë që bart projekti në ndërgjegjësimin publik për të drejtat pronësore.

Kushtrim Kaloshi – Drejtor Ekzekutiv i ATRC-së

Dua ti falenderoj organizatat tona partnere të cilat e kanë pasë barrën kryesore të aktiviteteve në teren kryesisht të aktiviteteve për ndërgjegjësimin dhe vetdijësimin publik. Janë kontaktuar mbi 6 mijë e 500 familje derë më derë, janë ofruar mbi 1 mijë e 500 këshilla juridike falas si dhe janë përkrahur financiarisht mbi 400 familje për ta regjistruar pronën.” theksoi drejtori i ATRC-së.

Për iniciativën e serialit foli edhe Odeta Naks, menaxhere e projektit PIAKOS, e cila tha se këtë serial e sheh si një kontribut të rëndësishëm në rritjen e vetëdijes qytetare për të drejtat pronësore dhe barazinë gjinore.

Të ngjashme