Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri zhvillon sot në ora 10:00 një konferencë për shtyp tek Kryesia e Kuvendit, salla e Konferencave për shtyp, kati II.
Zyra e shtypit e Kuvendi ka njoftuar gazetarët për një dalje para mediave të ish-ministrit të Brendshëm.
Kujtojmë që ndaj Saimir Tahiri ka një hetim për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës, akuza që deputeti i ka hedhur poshtë.
Emri i tij lidhet me grupin e Habilajve të Vlorës, një pjesë e të cilëve janë arrestuar në Itali.
“Në mundesh me ndiq, pas një ore këtu live”, shkruan Tahiri.