Tahiri flet për mesazhet e koduara drejt Xhafajt e Ramës, paralajmëron: Sot do të flas unë

Prishtinë | 20 Sht 2019 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Para se gjykata të mbyllte zyrtarisht hetimin për të ditën e djeshme, Tahiri foli për herë të fundit si i pandehur, pasi tashmë ai u shpall i fajshëm veçse për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion, gazetari Blendi Fevziu e ka pyetur drejtpërdrejt për mesazhet e koduara që Tahiri ka deklaruar dje në sallën e gjyqit, nga ku foli për qeveritarë më vëllezër trafikantë dhe “shefin e madh”.

Fevziu e ka pyetur nëse deklarimet e tij ishin mesazhe të koduara në drejtim të Fatmir Xhafajt dhe kryeministrit Rama.

Blendi Fevziu: Ndërkohë, pati disa komente sot që keni bërë në mëngjes në sallë, për vëllezërit e disa personave politikë, si dhe për arsyen tjetër, që lidhej me “shefin e madh”. Kanë qenë një lloj mesazhi i koduar ndaj Ramës dhe drejtuesve të tjerë të PS?

Saimir Tahiri: Se di e kam dëgjuar shpesh këtë dhe është fyese për mua të thoni që jap mesazhe të koduara. Jam aq burrë sa ta bëj drejtpërdrejtë, sa nuk lodhem fare me mesazhe të koduara. Të jesh i bindur për këtë. Mos më fyeni më me këtë historinë e mesazheve të koduara, sepse hyj tek ata burra që e bëj drejtpërdrejtë.

Drejtuesi i emisionit opinion gjithashtu i ka kërkuar Tahirit nëse është i gatshëm të përballet në studio televizive me pyetje.

Blendi Fevziu: A jeni i gatshëm javën e ardhshme për të ardhur në studio për t’u përballur me këtë debat?

Saimir Tahiri: Patjetër, me kë të duash përballë.

Tahiri gjithashtu e ka vlerësuar si qesharak vendimin e gjykatës së krimeve të rënda, duke thënë se këtë të premte do të flasë më shumë mbi çështjen, duke lënë të kuptuar kësisoj se mund të organizojë një konferencë për shtyp

Blendi Fevziu: E prisnit vendimin këtë vendim sot?

Saimir Tahiri: Nuk kam më shumë për të thënë përtej asaj që thashë kur dola, nesër do të flas më shumë.

Blendi Fevziu: Shpërdorimi i detyrës duket një akuzë disi ambigue, që mund të fusë brenda çdo politikan shqiptar. Në fakt jeni dënuar 5 vjet. Mendoni që jeni dënuar pa të drejtë, pra ka qenë një dënim politik, apo jeni i kënaqur që i shpëtuat akuzës së grupit të strukturuar kriminal.

Saimir Tahiri: Kjo është qesharake dhe absurde deri në nivele të frikshme, pa dyshim fare. Kështu që as mos prit që unë të të jap mendim ndryshe. U hetova dy vjet për trafikant dhe tani më thanë që nuk je trafikant, po meqë ke disa kushërinj, shpërdoron detyrën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme