Shfaqja “Bordel Balkan” nga Kosova, pjesë e Festivalit MESS në Sarajevë

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 09:28 | Nga

Shfaqja “Bordel Balkan” nga Kosova do të jetë pjesë e Festivalit të njohur në Sarajevë – MESS.

Shfaqja me regji nga Andras Urban do të jetë pjesë e edicionit të MESS që mbahet nga 29 shtatori deri me 6 tetor të këtij viti.

“Bordel Balkan” prekë temën e luftës dhe pasluftës në Kosovë, ndërsa në natën e premierës në Prishtinë, në prillin e vitit të kaluar, edhe pse u lajmëruan kërcënime të ndryshme, shfaqja erdhi fuqishëm dhe pa ndonjë incident.

Autor i shfaqjes është Jeton Neziraj, ndërsa në të luajnë Astrit Kabashi, Adrian Morina, May-Linda Kosumovic, Shengyl Ismajli, Ylber Bardhi, Arta Selimi e aktorë tjerë.

Shfaqja do të jetë një prej 16 projekteve teatrore që do të shfaqen në Sarajevë në kuadër të MESS – Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Sarajevë, bën të ditur KultPlus.

Shfaqjet tjera të festivalit vijnë nga Italia, Holanda, Belgjika, Irani, Serbia, Polonia, Kameruni, Sllovenia e shtete tjera.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme