Sarajevë: Arrestohet një person nën akuzat për terrorizëm

Prishtinë | 23 Nën 2018 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Policia e Bosnjës arrestoi në aeroportin ndërkombëtarë në Sarajevë një të dyshuar për terrorizëm. Prokuroria e Bosnjë Hercegovinën dhe policia,përmes rrugëve operative, vërtetuan se i dyshuari gjatë periudhës korrik 2013 deri më sot, ka luftuar në luftën e Sirisë dhe Irakut si pjestarë i organizatave terroriste, Al-Nusra dhe IS-it.

I dyshuari është nën hetim për organizimin e një grupi terrorist.

Prokuroria e Bosnjës dhe agjencitë partnere të sigurisë po vazhdojnë në mënyrë intensive luftën kundër terrorizmit dhe gjitha aktiviteteve tjera që ndërlidhen me terrorizmin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme