“Shfrytëzim seksual i fëmijës”, ekstradohet i dyshuari nga Kosova në Turqi

Prishtinë | 06 Jan 2026 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

I dyshuari për përfshirjen në veprën penale “Shfrytëzim seksual i fëmijës” dhe “privimi i lirisë së fëmijës” është ekstraduar nga Kosova për në Turqi, pasi që i njëjti kishte urdhërarrest ndërkombëtar.

Nga policia kanë njoftuar se ekstradimi i shtetasit turke erdhi pasi “Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  më datë 05.01.2026  ka bërë ekstradimin nga Kosova në Turqi të një shtetasi turk”.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre turke.

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë bashkëpunimin me shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryerësve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera të jashtëligjshme.

Të ngjashme