Ministria e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të ditur se është shfuqizuar vendimi për qarkullimin e automjeteve të mallrave me peshë më të madhe se 7.5 ton.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se shfuqizimi i vendimit vjen pas parashikimeve të motit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
“Duke marrë parasysh parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sipas të cilit parashihen rënie të ndjeshme të temperaturave ditëve në vijim, kemi marrë vendim: Shfuqizimin e vendimit të datës 13 korrik 2024, për ndalimin e qarkullimit në Autoudhë, Rrugë Nacionale dhe Rajonale të automjeteve për transportin e mallrave me peshë më të madhe se 7.5T”.
“Faleminderit për mirëkuptimin tuaj gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta”, thuhet në njoftim.