Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit të marr nga Qeveria Haradinaj që ia mundësonte “Bechtel&Enkas” edhe 50 milionë euro shtesë për ndërtimin e dy kyçeve dhe një mbikalimi në autostradën “Arbën Xhaferi”, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abixhiku tha se kostoja e prezantuar nga “Bechtel&Enka” kap vlerën e 49.6 milionë eurove.
“Kjo kosto është pasqyruar në një kontratë që ende nuk është nënshkruar. Më 25 shkurt 2020 kam pranuar një letër përsëriste nga konsorciumi Bechtel Enka me anë të cilës pretendohet një faturë prej 5.9 milionë eurove për periudhën nga shtatori deri në shkurt. Për çdo muaj shtesë detyrimet e Kosovës ndaj Bechtel Enkes shtohen nga 1.18 milion euro në muaj”.
Abdixhiku shtoi se mendimi i tij personal bazuar në projeksionet buxhetore, është qe qeveria të shfuqizoi vendimin dhe të shmangë obligimin prej 49.6 milionë eurove.
Këtë vendim e ka mbështetur edhe kryeministri, Albin Kurti.
“Edhe unë jam për këtë vendim. Duhet të ndalet kjo gjakderdhje financiare, ku paratë po na rrjedhin si lumë”.
Vendimi i mbledhjes se Qeverisë të mbajtur më 28 maj 2019 kishte të bënte me zgjatjen e afatit të përfundimit të kontratës për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi” deri në fund të vitit 2020.
Në pikën 2 sqarohej se kjo zgjatje e punëve po bëhej për të përfunduar ndërtimin e disa kyçeve në autostradë.