Territori i Shqipërisë ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti do të jetë i vranët.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin, kryesisht deri pasdite. Në jugperëndim reshjet do të jenë me intensitet të lartë dhe në formë rrebeshi. Reshje bore në lartësitë mbi 600 metra në Jug e Juglindje, ndërsa në Veri e Verilindje në lartësi 200-300 metra. Do të ketë ngrica në zonat malore dhe akset rrugore.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Juglindje intensive dhe me rrahje në Shkodër e Lezhë dhe në brigjet detare nga 5-30 m/sek.
Deti do të jetë i forcës 3-4 ballë me lartësi vale 1.5-1.8 metra.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër 3/8 re shi borë
Kukës -1/3 re borë
Lezhë 4/9 re shi
Dibër -2/3 re borë
Durrës 5/12 re shi
Tiranë 4/12 re shi
Elbasan 4/7 re shi
Berat 3/9 re shi
Vlorë 3/12 re shi
Korçë 0/4 re borë
Gjirokastër 1/8 re shi
Sarandë 5/12 re shi